VLORË- Banorët e fshatit Bishan në Vlorë, të cilët u përmbytën nga vërshimi i Vjosës në muajin shkurt, janë mbledhur para prefekturës, pasi pretendojnë se nuk kanë përfituar nga ndihmat që po shpërndahen në zonë. Ata pretendojnë se lista me banorët, të cilët duhet të përfitonin pas dëmeve që kanë pësuar është selektive dhe kërkojnë rishikim të listave..

Në përgjigje të shqetësimeve  të tyre ka reaguar edhe Prefektja e Vlorës Etjona Hoxha, e cila  tha se do të kontaktohet me kreun e komunës Novoselë dhe kryeplakun e fshatit Bishan, lidhur me pretendimet që banorët kanë, ndërsa heq çdo përgjegjësi nga vetja, pasi sipas saj prefektura nuk ka lidhje me shpërndarjen e ndihmave..

Komuna Novoselë ishte një nga zonat më të prekura nga përmbytjet që shkaktoi Vjosa. Në këtë zonë nuk kanë qenë të pakta rastet flagrante të abuzimit nga ana e komisionit të vlerësimit të dëmeve, të denoncuara dhe nga News24.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb