FIER- Rreth 40 efetkivë të Forcave të Armatosura vijojnë që prej mbrëmjes së kaluar të qëndrojnë në Darzezë të Fierit të cilët kanë vendosur thasë me rërë në dy anët e argjinaturës së kanalit kullues si dhe po ndihmojnë banorët e prekur nga përmbytjet.

Gazetari Ervis Kuci raporton për ‘BalkanWeb’ se fadromat po hedhin gurë për të parandaluar gërryerjen e mëtejshme të kanalit, ndërsa pritet të vendoset edhe ura metalike.

6f633dc0-2238-49f6-9626-355f86fca53b

Forcat e ushtrisë po ndihmojnë banorët të kalojnë urën. Ndërkohë në Darzezë ndodhet edhe ministrja Olta Xhacka, e cila në një lidhje telefonike për ‘News24’ tha se situata po shkon drejt normalizimit.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: