TIRANE- Leonard Olli, këshilltari i djathë në Këshillin bashkiak të Tiranës në një status në rrjetin social “Facebook” ka komentua situatën e rënduar nga përmbytjet si pasojë e reshjeve të shiut.

Ai akuzoi kryetarin e bashkisë, Erion Veliajn se nuk ka marrë asnjë masë për parandalimin e situatës.

“Situatë alarmante në Tiranë nga reshjet e shiut. Zona të tëra nga qendra e deri në periferi janë përmbytur dhe banorët janë tërësisht në dore të shiut. I kërkojmë kryetarit të bashkisë Tiranë që në vend që të luajë rolin e meteorologut të marrë masa urgjente e të nxjerrë ekipet e punës në terren për të mbrojtur jetën dhe pronën e çdo banori, ku ne këshilltarët e djathtë jemi të gatshëm të japim ndihmë dhe kontributin tonë. Për fat të keq, mungesa e vizionit në drejtimin e qytetit në këto 3-4 muaj të fundit, betonizimi pa kriter gjatë 11 viteve të Rames si kryebashkiak kanë sjellë këto pasoja. Është koha për reagim te menjëhershëm ne terren dhe jo për justifikime boshe ne rrjetet sociale e nr. shërbimesh jashtë funksioni.”, citohet në mesazhin e Ollit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: