TIRANË – Partia Demokratike nëpërmjet deputetëve të saj, Myqerem Tafaj dhe Jorida Tabaku, ka apeluar për ndihmë në zonën e përmbytur në Njësine Nr. 4 në Tiranë, ku gjendet komuniteti rom.

Deputetët e Partisë Demokratike, Myqerem Tafaj dhe Jorida Tabaku, vizituan sot familjet e komunitetit rom pranë bregut të Lumit në Njësinë nr 4, të cilet kanë përjetuar një situatë dramatike nga përmbytjet e dy ditëve më parë.

Ata apeluan për ndihmë per banorët pasi kanë humbur shumë nga vërshimi i ujit, ndersa jetojnë në kushte të vështira ekonomike, pa energji, pa ushqime dhe në nevojë urgjente për strehim.

“Pjesa më e madhe e familjeve është në një situatë të rëndë dhe ne ju kemi qendruar pranë tyre gjatë këtyre ditëve të vështira. Kërkohet ndërhyrje emergjente e qeverisë për të mbështetur këto familje por dhe zhdëmtim për dëmet e përmbytjes së dy ditëve me parë.”, është shprehur deputeti Tafaj.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: