Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se ka vizituar Dajçin në Shkodër, zonë e përmbytur nga shirat.

Peleshi thekson se sot është dita për punë e jo llafe. Ai shton se vetëm puna e ndal ujin, e jo politika.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Postimi i ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi:

Në Dajç ku sot në mëngjes ka pasur një çarje të pazakontë të argjinaturës, e cila rrezikonte përmbytjen e banesave përreth. Koordinimi i menjëhershëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile me strukturat e tjera qendrore dhe vendore ka mundësuar fillimin e punës për riparimin e argjinaturës. Në këto momente që flasim është bllokuar kalimi i ujit e po punohet për forcimin e plotë të pjesës së dëmtuar.

Sot është dita kur banorët e Shkodres duan pune jo llafe, nuk është politika ajo që ndal ujin, por puna!

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb