Kryeministri Edi Rama i është kundërpërgjigjur kryetarit të PD-së, Lulzim Basha pas akuzave që ky i fundit bëri për situatën e shkaktuar nga përmbytjet.

Përmes një postimi në ‘Twitter’, kreu i qeverisë bëri ironi me Bashën, ndërsa theksoi se bashkë me ish-kryeministrin Berisha, Metën, dhe kryetaren e LSI- së, “duan ta bëjnë komerdare edhe tërmetin, edhe virusin, edhe shiun, edhe borën, madje edhe Nusretin bashkë me Tiren, i duan për komerdare”.

REAGIMI I RAMËS
“Qindramijëra njerëz nën ujë edhe sot” sipas LB! Në fakt nën ujë janë Saliu, Iliiri, Luli dhe Mona që duan ta bëjnë komerdare edhe tërmetin, edhe virusin, edhe shiun, edhe borën, madje edhe Nusretin bashkë me Tiren, i duan për komerdare! Po halli është që s’i pret kush matanë😂

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb