Prej disa ditësh India dhe Nepali po përballen me përmbytje të mëdha si edhe rrëshqitje të tokës, ndërsa mijëra shtëpi janë bllokuar.

Më shumë se 150 persona kanë humbur jetën në Indi dhe Nepal.

Gjithashtu, autoritetet bëjnë me dije se dhjetëra persona janë zhdukur.

Departamenti Meteorologjik në Indi ngriti alarmin për përkeqësim të motit duke parashikuar reshje të mëdha në vend. Si pasojë e përkeqësimit të motit autoritetet urdhëruan mbylljen e shkollave, ndërsa ndaluan të gjitha aktivitetet në vend.

Kujtojmë se në 2018 rreth 500 persona humbën jetën për shkak të përmbytjeve.

Nd
Nd

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb