Një banor i prekur nga përmbytjet, në fshatin Kuç të Shkodrës, pohoi për mikrofonin e News24 se uji nëpër oborret e shtëpive dhe brenda tyre erdhi shumë shpejt.

Ai tha për gazetarin Osman Stafa se brenda 14 minutash në oborrin e banesës së tij niveli i ujit shkoi deri në 1 metër.

“Dje në orën 10:00 të mëngjesit isha duke punuar në një dyqan. Në sekonda erdhi ujë…pa na njoftuar askush. Për 14 minuta kemi pasur 1 metër ujë në oborre. Askush nuk na ka njoftuar. Të gjithë shokët e fshatit Kuç kemi vijuar për të shpëtuar gjërat. Kërkojmë ndihmë. E tillë përmbytje, ishte dhe në 2010-2011. Në Shkodër ndahen, demokratë dhe socialistë. Por unë kërkoj ndihmë. Kjo rrugë është e vështirë që të bëhet. Kryetari i Bashkisë nuk i është afruar fare zonës sonë. Ne duam ndihmë”, tha banori.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: