Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot Shkodrën në përpjekje për të parë situatën nga afër.

“Në Shkodër tek harku i Bërdicës, ku në krahasim me 2010-ën situata është përmirësuar tërësisht. Nga 12 mijë banorë të evakuuar atëherë, sot vetëm 22, nga 2800 banesa të përmbytura sot asnjë shtëpi e mbuluar nga uji, nga 14 mijë hektarë të përmbytur sot vetëm 1 mijë e 300 hektarë, të gjitha këto sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga vetë Bashkia Shkodër”, ka shkruar Rama në një postim në Facebook.

Ai u shpreh se përmbytjet nuk kanë ardhur si pasojë e hapjes së portave të kaskadës së Drinit, ndërsa tha se po punohet për të mos mbivendosur shkarkimet me prurjet natyrore

“Nëse në gjithë zonat e tjera kemi ndryshim të sjelljes së sistemeve të kanalizimeve, këtu në nivelin e strukturave vendore kemi probleme. Nuk dua të fajësoj njeri, por të thuash se përmbytja erdhi si pasojë e kaskadës, është skandal.

Shifrat dhe lëvizjet e shkarkimeve, dhe është bërë çmos nga specialistët që mos mbivendosjet shkarkimi me prurjet natyrore. Njerëzit mund ta bëjnë vetë diferencën. Të vijojë puna e të ofrohet mbështetje”, tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb