TETOVE- Sot u mbajt një mbledhje e jashtëzakonshme e Këshillit të komunës së Tetovës, i cili ka shpallur ditë zie 5 dhe 6 gushtin, pas situatës së vështirë të krijuar nga përmbytjet. Ndëkaq, Këshilli ka miratuar edhe dhënien e ndihmës për familjarët e viktimave.

Ja vendimet e marra në mbledhjen e Këshillit të komunës së Tetovës:
1. Informacion mbi gjendjen e krijuar nga vërshimet në komunën e Tetovës.
2. Propozim-Vendim për parashtrimin e kërkesës deri te Qeveria e RM për shpalljen gjendjes së krizës në territorin e komunës se Tetovës të shkaktuara nga vërshimet me datë 03.08.2015.
3. Propozim-vendim për shpalljen – ditë zie me datë 05 dhe 06 gusht 2015 në komunën e Tetovës me rastin e humbjes tragjike të personave në vërshimet.
4. Propozim-vendim për ndarje të ndihmës financiare për viktimat nga vërshimet në territorin e komunës së Tetovës.

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: