Zyrtarët e qeverisë në Gjermani po përballen me akuza lidhur me përgatitjen e tyre për përmbytjet më të mëdha të një shekulli, të cilat shkaktuan me dhjetëra të vdekur.

Sipas ekspertëve dhe profesorëve zyrtarët ishin të përgatitur më mirë dhe të aftë të komunikonin shumë shpejt me njerëzit.

“E parashikuam dallgën që po vinte dhe se ku po shkonte”, thotë profesor Jeroen Aerts, i universitetit Vrije në Amsterdam.

Holanda ka një histori të gjatë menaxhimi të suksesshëm të ujit e cila mund të shërbejë si shembull për reagimin e shpejtë ndaj përmbytjeve, sidomos tani që ndryshimet e klimës pritet t`i bëjnë më të zakonta ngjarjet ekstreme të këtij lloji. Europa ka një sistem mjaft të avansuar paralajmërimi.

Shërbimi i saj i menaxhimit të emergjencave, Copernicus thotë se ka dërguar mbi 25 mesazhe paralajmëruese për rajone të caktuara pranë lumenjtë Rin dhe Maas që në ditët përpara se të ndodhnin përmbytjet. Por shumë pak prej atyre mbërritën në kohë tek njerëzit.

Pyetje të shumta rrethojnë sistemin gjerman të alarmit për emergjencat, me raportet se në shumë vende, sirenat nuk ranë, ndërsa paralajmërimet e aplikacionit kombëtar mbërritën shumë vonë ose aspak.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb