Të paktën 16 njerëz kanë vdekur në shtetin perëndimor të Indisë Maharashtra pasi shirat e dendur dhe lumenjtë e tejmbushur rrënuan pesë qytete, duke detyruar autoritetet të lëvizin më shumë se 140,000 njerëz në vendet më të sigurta, tha një zyrtar qeveritar të mërkurën.

Lumenjtë në rajon përmbytën shumë zona ndërsa autoritetet lëshuan ujin nga digat që ishin tejmbushur.

Departamenti i motit ka parashikuar reshje të mëdha shiu në rajon brenda tre ditëve të ardhshme, duke bërë që autoritetet të dërgojnë më shumë ekipe shpëtimi nga ajri.

Mijëra kamionë u bllokuan në një autostradë kombëtare që lidh kryeqytetin Mumbai me qendrën e informacionit dhe teknologjisë Bangalore. Shkollat dhe kolegjet në rrethet e prekura janë mbyllur që nga e hëna dhe nuk ka gjasa të hapen këtë javë, tha një zyrtar qeveritar.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: