Kritik dhe i ashpër ka qenë qëndrimi i analisti Andi Bushati mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” në News24, lidhur me situatën politike në vend dhe debatit të fundit lidhur me përmendjen e emrit të Ilir Metës nga Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.

Bushati u shpreh se kjo çështje qelbet erë politike dhe se duket si gjithçka e stisur.

Pjesë nga biseda në studio:

Dritan Hila: Pa bërë kërkesë mund ta deligjitimojë. Edhe Berisha dy ditë pasi tha nuk njoh parlamentin i erdhi non-grata. bëhet kërkesa dhe pastaj nga përgjigja e Autoriteti shqyrtohet…

Andi Bushati: Po të jenë bythlëpirës të marsit prapë janë të turpshme, Kjo vjen erë e qelbët politike.

Fatos Lubonja: Përtej të gjithave këtu ka disa shkelje ligjore . Një njeri si Ilir Meta që tashmë është qytetar, nuk mundet që për një qytetar me një email nga një anonim ti t shkosh ta çosh në parlament qe është qytetar deri më sot. nuk qëndron nga ana ligjore. Autoritet ka kërkuar SPAK të hetojë për atë që ka dërguar email. A mendojmë dot ne që ky që ka çuar email është i panjohur, apo i çmendur. Kush ka pasur akses mbi këto dosje. Kush është ky njeri dhe çfarë qëllimi ka pasur. Pra nuk mund të mendojmë që ky është njeri i ndershëm, por na shkon se është intrigë. Autoriteti e çuar në parlament menjëherë. Përse e bëjnë publike…këtu e ke shumë të vështirë të mendosh që kjo nuk është një gjë e qepur që rrjedh nga të gjitha anët. Gjëja duket se është politike. Ajo që kërkojmë dhe duhet ta kërkojmë është të hetohet sa ka shkelje ligjore, cili është ky personi çfarë qëllimi ka pasur dhe sa e vërtetë është. Por sikur të mos jetë e vërtetë dhe e sajuar ky është skandal i paparë dhe kjo do na tregojë që ky është një regjim që nuk rrëzohet me shtetin e së drejtës. nëse këta kanë sajuar një gjë të tillë prite o Zot se çfarë mund të ndodhë nesër.

Andi Bushati: Ka nga ata që mendojnë që po të ishte sot Meta pjesë e qeverisë qoftë e Berishës apo edhe Ramës do kishte ndonjë autoritet leshi që mund ta bënte këtë gjë… Këta që u skandalizuan që Lulzim Basha ishte agjenti i serbëve, i ke dëgjuar sot, jo se mbaroi halli nuk i duhet më Ramës spiun Lulzim Basha tani Edi Ramës i duhet spiun Meta…Këtu ka një makineri që kush nuk i bën autokratit gojore do përgojohet….

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: