PERMET- Policia e Përmetit ka vënë në pranga dy vëllezër, pasi akuzohen për kundërshtim dhe dhunim të uniformave blu. Burime nga policia bëjnë të ditur se në pranga kanë rënë vëllezërit Selim Kanani, 23 vjeç dhe F.Kanani, ndërsa ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Ylli Kanani.
Mësohet se dy vëllezërit Kanani kanë ushtruar dhunë ndaj efektivëve të policisë, të cilët po kryenin një operacion për ndalimin e shtetasit F.K. Dy vëllezërit kanë kundërshtuar dhe dhunuar forcat e policisë, duke tentuar të mos lejonin ndalimin e këtij shtetasi.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: