Sekretari Ligjor i Partisë Demokratike, Indrit Sefa ka deklaruar se 29 korriku është një ditë e rëndësishme për  demokratët që presin zgjedhjen e kryetarit, organizimin, ringritjen dhe shndërrimin e PD në alternativën që presin shqiptarët.

Gjithashtu ai thekson se ata që vazhdojnë të dëmtojnë Partin Demokratike kanë marrë angazhim një fushatë dezinformomi.

REAGIMI:

Ata që vazhdojnë të ëndërrojnë që të mbajnë peng dhe dëmtojnë PD, kane ndërmarrë këto dy ditë një fushate dezinformimi.

Përmes call center janë shpërndarë në qytete të ndryshme disa mesazhe që nuk kanë asnjë lidhje me PD, por që u dërgohen anëtarëve të PD në kuadër të fushatës dezinformuese qe vazhdon me qëllim për të bërë pis procesin zgjedhor për kryetar të PD.

Rastet do të referohen në organet kompetente për një hetim dhe vënien para përgjegjësisë të të gjithë atyre që kanë ndërmarrë një fushatë të tillë.

29 Korriku është një ditë e rëndësishme për  demokratët që presin zgjedhjen e kryetarit, organizimin, ringritjen dhe shndërrimin e PD në alternativën që presin shqiptarët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: