PERMET – Edhe pse e pasur me burime ujore, prej vitesh banorët e qytetit të Përmetit, por edhe zonave përreth, vuajnë mungesën e ujit të pijshëm në rubinetat e tyre.

Banorët ankohen se furnizimi me ujë për jo më shumë se dy orë është i pamjaftueshëm dhe veç pagesës së detyrimit mujor për këtë shërbim të munguar, ata janë të detyruar të paguajnë kosto shtesë për blerjen e ujit që konsumojnë për të pirë.

Shqetësimi pranohet edhe nga bashkia e qytetit, ku pohohet se një projekt i hartuar nga ky institucion nuk është miratuar, duke bërë që situata të jetë e tillë.

Sipas të dhënave që vijnë nga Bashkia e Përmetit mungesa e furnizimit të rregullt me ujë të pijshëm është më e ndjeshme për 12 mijë banorët e qytetit të Përmetit, ndërkohë që preken mijëra të tjera nga zonat përreth.
(er.nu/news24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: