PERMET – Arrestohet në pikën kufitare Tre Urat në Përmet, një 46-vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”. Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se Genci Koraqe, banues në Berat, është kthyer nga pala Greke dhe gjatë përpunimit të të dhënave në sistemin TIMS nga punonjësit e Policisë Kufitare Tre Urat, ky shtetas rezultonte person i shpallur në kërkim.

Policia bëri menjëherë ndalimin e këtij shtetasi pasi: “Prokuroria për Krimet e Rënda Tiranë me shkresën nr. 2081/1 datë 27.10.2015 sjell urdhrin e datës 27.10.2015 për ekzekutimin e vendimit nr. 425 dt.12.10.2015 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurisë personale “Arrest me burg” për veprën penale “Trafikim i narkotikëve, i kryer në bashkëpunim , i mbetur në tentativë ” parashikuar nga neni 283/a/2 dhe 22 të Kodit Penal.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb