NGA: FATMIRA NIKOLLI*
Fotis Rapakousis është historian. Prej katër vitesh është edhe drejtor i muzeut të “Ali Pashës” dhe për dyfekun shënon se nuk e gjeti ai, por qe dyfeku që gjeti atë. Kur e pyet se si u bë drejtor, ai tregon se është marrë gjatë me historinë e Ali Pashës dhe se e ka tërhequr gjithnjë.

Pyetjes nëse ky interes i tij për Ali Pashën ka të bëjë me origjinën e tij përmetare, ai i përgjigjet: “Jo, ka të bëjë me dashurinë për historinë”. Është çasti që ai të shpjegojë disi më shumë origjinën e tij. “Gjyshi im ka ardhur këtu nga një fshat i Përmetit. Unë jam vllah grek. Dashuroj gjithë popujt e botës, aq më tepër fqinjët me të cilët kemi histori të përbashkët. Kam qenë disa herë në Përmet. Për mua është shumë i bukur dhe e dua Shumë Shqipërinë”. Për të, shqiptarët e grekët i ka bashkuar sundimi osman.

“Shqipen e kam mësuar në shtëpi. Në shtëpinë tonë, përveç gjuhës vllahe, ne flisnim edhe shqipen dhe greqishten”. Duke treguar që muzeu ka qenë më herët shtëpia e pushimeve verore të pashait, Rapakousis, thotë se bashkëpunimi Shqipëri-Greqi do t’i shtojë vizitorët. “Kemi elemente e detaje kulturore të përbashkëta. Ka më shumë gjëra që na bashkojnë se sa na ndajnë”. Mandej, ai tregon se Vasiliqia pas vdekjes së Ali Pashës e shoqëroi kokën e tij për në Stamboll. Atje u mor në pyetje nga vetë sulltani, i cili nuk e dënoi me vdekje, as e burgosi.

Pyetjes pse e lanë të lirë, ai i përgjigjet: “Jetoi e lirë, duke qenë se ishte e lidhur me Thanas Vajën, dorën e djathtë të Ali Pashës, me origjinë nga Lekli. Besoj se sulltani e la të lirë pasi ajo i rrëfeu pasurinë e Ali Pashës dhe se ku i kishte thesaret. Pas Thanas Vajës, ajo qëndroi edhe me një burrë tjetër në Mesolongi. Aty vdiq. Ishte 44 vjeçe dhe nuk bëri kurrë fëmijë. Varri i saj sot është në Mesolongi”.

(m.k/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb