Deputeti i opozitës së re, Andi Përmeti ka bërë sërish thirrje në Kuvend për hapjen e listave të hapura dhe ndryshimin e listave.

Edhe pse në rend ishte raporti vjetor i Avokatit të Popullit, Përmeti e shfrytëzoi për të bërë thirrje për çështjen e opozitës parlamentare, ndërkohë ai shtoi se në Kuvendin aktual ka deputetë me 7-8 mijë vota që është një vjedhje për shqiptarët.

 

‘’Sot shqiptarët po vidhen. Këtu ka deputetë që kanë ardhur me 19 mijë vota, por dhe me 7-8 mijë vota. Kemi një mazhorancë që ka 74 mandate, pro s’ka 50% të votave të shqitparëve. Ka ardhur koha dhe momenti të ndryshojmë këtë ligj. Të hapim listat, dhe të ndryshojmë sistemin.’’- tha Përmeti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb