Shkencëtari i njohur dhe profesori biolog Et’hem Ruka ka analizuar situtën ditore të rasteve me COVID-19 duke thënë se ka një rritje të numrit të shëruarve teksa nga ana tjetër numri i të sërmurëve është ulur.

Më tej ai në përgjithësi thekson se ka një përmirësim të ngadaltë dhe një rritje të numrit të infektimeve por oshilacionet sipas tij në 10 ditët e fundit tregojnë që COVID-19 është ende aktiv në Shqipëri.

 

STATUSI NA ET’HEM RUKA

NGA MOT GEZUAR PASHKET, MEGJITHESE NE KUSHTE IZOLIMI !

19 PRILL: SITUATA COVID-19 NE VENDIN TONE

Sot perqindja e te sheruarve arriti ne 56%, ose 1 % me shume se diten e djeshme, ndersa numri i te semurve (pacientet aktiv) u ul ne 39 % ose 1% me pak se diten e djeshme. Permiresim i ngadalte dhe rritje e numrit te infektimve ne raport me diten e djeshme. Oshilacionet e infektimeve ne dhjete ditet e fundit jane mjafte te dukshme. Virusi, per fat te keq eshte ende aktive.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb