Rastet e Covid-19 në SHBA kanë zbritur në nivelin më të ulët në tre muaj.

Mesatarja shtatëditore e rasteve të COVID-19 është 79 348, që tregon një rënie prej 22% në dyjavëshin e fundit, sipas të dhënave të përpiluara nga “New York Times”.

Një shtesë prej 2 357 vdekjesh nga COVID-19 të martën e çoi numrin e përgjithshëm të vdekjeve për shkak të pandemisë në 728 296. Numri i personave të pranuar në spitale ka rënë me 19 për qind, në 58 433 brenda dy javëve të fundit.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, 189 487 793 njerëz në SHBA ose 57,1 për qind e popullsisë, janë vaksinuar plotësisht kundër virusit.

 

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: