Ndonëse vendi ynë po përballet me shifra në rritje të rasteve me koronavirus, që prej 5 ditësh situata në spitalin e Sanatoirumit duket më e normalizuar. Gazetari Erjon Skëndaj në një lidhje live për ‘News24’ nga “Shefqet Ndroqi” pohoi se në këtë spital nuk ka më autoambulanca që presin në radhë për të dërguar në urgjencë pacientë me COVID-19.

Sipas tij, në intervalin e 1-2 orëve në këtë spital mund të paraqitet një autoambulancë. Ulja e rasteve të ambulancave që sjellin pacientë në gjendje të rëndë, ka bërë që të kemi një ulje të shtrimeve me 10 % në COVID2. Ndërkohë, që Skëndaj raportoi se sipas mjekëve, rreth 80 % e pacientëve të shtruar në këtë spital paraqiten në gjendje të rënduar. Po ashtu ai bëri dhe një panoramë të situatën në spitalin Infektiv, ku sipas tij gjendja paraqitet më e qetë krahasuar me COVID2-in.

Në këtë spital që prej 15 nëntorit shkojnë vetëm rastet e Jugut të vendit, ndërsa pas 15 dhjetorit COVID 1 do të trajtojë dhe urgjencat e Tiranës. Ndërkohë në spitalin COVID4 ende nuk ka asnjë pacient të shtruar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb