Në 24 orët e fundit janë regjistruar 25 rsate urgjencash me koronavirus në spitalet covid. Gazetari Erjon Skëndaj në një raportim live për ‘News24’ deklaroi se situata paraqitet më e normalizuar.

Krahësuar me një muaj më parë, kur në spitale mbërrinin 60 pacientë me COVID-19, situata këto ditë dhjetori paraqitet më e normalizuar. Sipas Skëndajt, ka një rënie me 1/3 e rasteve të urgjencave.

Ndërkohë, në COVID3 rreth 65-70 % e kapacitet është i zënë, ndërsa ka ende 50 shtretër të lirë. Po ashtu mësohet se tek ‘Shefqet Ndroqi’ aktualisht janë të shtruar 160 pacientë, nga 250 që ka kapacitetin spitali.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: