Volejbollistja Alessia Orro është bërë personazh kohët e fundit në Itali. Shuterja e Monzës dhe njëkohësisht e kombëtares axurre është përndjekur për një kohë të gjatë nga një 55-vjeçar nga Novara jo vetëm në stërvitje, ndeshje apo rrugë, por edhe në rrjetet sociale me profile të ndryshme.

Volejbollistja denoncoi personin dhe policia e arrestoi, mirëpo gjykata dha vetëm arrest shtëpie. Para pa kohësh ajo vë re që përndiqej sërish dhe pavarësisht kërcënimit, në bashkëpunim edhe me klubin, arrijnë t’i ngrejnë një kurth burrit 55-vjeçar dhe karabinieria e arreston në flagrancë.

Përfundimisht, përndjekësi do të vuajë 1 vit e tetë muaj burg. Apeli i volejbollistes Alessia Orro është shumë i qartë: “Vajzat të mos kenë frikë të denoncojnë. Dhuna, në çfarëdo forme qoftë ajo, nuk duhet nënvlerësuar” – u shpreh shuterja e kombëtarja italiane.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb