DURRËS

Policia e Durrësit ka arrestuar një 38-vjeçar për përndjekje. Një rast i pazakontë, ku 38-vjeçari me iniciale A.S. ka përndjekur një burrë dhe bashkëshorten e tij duke iu ndërhyrë në jetën private dhe duke u kthyer në shqetësim të vazhdueshëm për çiftin.

“Është arrestuar në flagrancë shtetasi A.S., 38 vjeç, banues në Durrës, pasi ka kanosur, përndjekur dhe ndërhyrë në jetën private shtetasin A.C., 40 vjeç, banues në Durrës dhe bashkëshorten e tij”, bën me dije policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: