Një 17-vjeçar është futur në telashe me policinë, pasi akuzohet se ka përndjekur një vajzë të mitur. Ngjarja është regjistruar në Fier.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se adoleshenti ka përndjekur një 15-vjeçare.

“Këto struktura u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për një shtetas 17 vjeç, me banim në Fier, për veprën penale “Përndjekja”, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase 15 vjeçe.”, thuhet në njoftimin e policisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: