Policia e Tiranës ka arrestuar të riun nga Kosova, i cili akuzohet se prej disa muajsh përndiqte moderatoren bukuroshe Luana Vjollca. Lajmi konfirmohet për “BalkanWeb” nga gazetarja Dorjana Bezat. Mësohet se 29-vjeçari Ajdin Morina u arrestua në orët e para të mëngjesit.

Bezat raporton se Morina nga Gjakova kishte shkuar mëngjesin e sotëm në rrugën pranë banesës se Luana Vjollcës, ndërsa ai është arrestuar në flagrancë.

Të njëjtin person Luana Vjollca e ka denoncuar edhe në maj të 2020 se e përndiqte dhe e ngacmonte prej disa muajsh.

Dje “BalkanWeb” raportoi lajmin se moderatorja Vjollca kishte denoncuar në prokurorinë e Tiranës fansin e ‘zjarrtë’ me pretendimin se e përndiqte, duke iu kthyer në burim stresi dhe shqetësimesh.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 29 vjeç, banues në Gjakovë, Kosovë, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një shtetase.”, thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës.

Kjo është hera e dytë që Vjollca përballet me fansat në organet e drejtësisë. Më herët policia ka arrestuar një tjetër person për përndjekjen e moderatores dhe këngëtares. Po kështu mësohet se ajo lëviz me makinë me shofer për shkak të këtyre problemeve.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: