TIRANA

Arrestohet në Tiranë një 21-vjeçar i cili në mënyrë të vazhdueshme përndiqte ish të dashurën.

Policia njofton se E.Sh, i kishte shkaktuar gjendje frike dhe pasigurie për jetën. Nga ana tjetër në pranga kanë rënë edhe disa persona të tjerë për vepra të ndryshme penale.

Një 30- vjeçar ra në pranga pasi vodhi një mjet në rrugën ‘’Rexhep Jella’’, kurse një tjetër pasi vidhte prudkte në market.

Një 56-vjeçar në Priskë ka kanosur një person tjetër dhe i ka dëmtuar disa bagëti me mjete prerëse. Kurse 3 të tjerë u arrestuan për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Sh., 21 vjeç, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur ish të dashurën, duke i krijuar asaj gjendje frike dhe pasigurie për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. L., 30 vjeç, pasi në rrugën “Rexhep Jella” ka tentuar të vjedhë mjetin në pronësi të shtetasit P. K.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. C., 20 vjeç, pasi ka vjedhur produkte të ndryshme në një market.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. T., 56 vjeç, pasi në fshatin Priskë, Njësia Administrative Dajt, ka kanosur shtetasin A. M., si dhe i ka dëmtuar disa bagëti me mjete prerëse.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

E.M., 36 vjeç dhe A. Z., 19 vjeçe, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

F.A., 57 vjeç, pasi në rrugën “Konferenca e Pezës”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë të qarkullimit rrugor për të bërë testin e alkoolit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb