VLORË

Policia e Vlorës ka arrestuar një 35-vjeçare pasi ka dhunuar dhe përndjekur ish-partnerin e saj. Sipas të dhënave zyrtare nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë është arrestuar në flagrancë shtetasja A. Ç., 35 vjeçe, banuese në Vlorë. Një ditë më parë 35-vjeçarja, ka kryer veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës, ka ushtruar dhunë fizike, ka përndjekur ish-bashkëjetuesin e saj dhe i ka thyer atij telefonin.

Po kështu policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë shtetasin S. D., 30 vjeç, banues në Vlorë, pasi në datë 26.10.2020, ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes së tij. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb