TEPELENË

Policia e Tepelenës ka arrestuar një të ri pasi akuzohet se ka përndjekur dhe dhunuar një vajzë adoleshente.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin T. H., 26 vjeç, pasi ka bërë kallëzim një shtetase 17 vjeçe, se ky shtetas e ka pëndjekur dhe ka ushtruar dhunë ndaj saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb