TIRANA

Dy raste të përndjekjes dhe ngacmimit seksual kanë ndodhur në Tiranë. Në rastin e parë, një 35-vjeçar me çregullime mendore ka ngacmuar seksualisht në Ali Dem një 46-vjeçare. Ai është arrestuar nga Policia.

Nga ana tjetër një 33-vjeçar ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një të re 19-vjeçare, duke i shkaktuar gjendje ankthi dhe frike.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Tiranë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. V., 42 vjeç, pasi në rrugën e Kavajës, u kap nga shërbimet e Qarkullimit Rrugor, duke drejtuar mjetin me leje drejtimi të dyshuar e falsifikuar.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. B., 35 vjeç, ( i cili dyshohet se vuan nga çrregullime të shëndetit mendor) pasi në Ali Dem, ka ngacmuar seksualisht një 46- vjeçare.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. M., 33 vjeç, pasi ka përndjekur në menyrë të vazhdueshme një shtetase 19-vjeçare, duke i shkaktuar gjëndje ankthi dhe frike.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :

E.C., 41 vjeç dhe E. F., 19 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur ;

T.N., 64 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur është përfshirë në një aksident me mjetin me drejtues I. K. Si pasojë është dëmtuar shtetasi T. N., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Më datë 15.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kavajë, dhe punohet për kapjen e shtetasit Sh. E., 45 vjeç, pasi në Kavajë, duke qenë punonjësi i një kompanie  ka shpërdoruar detyrën, duke vjedhur një shumë parash. Punohet për kapjen dhe shoqërimin e tij.

Më datë 15.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasve A. S., 23 vjeç, B. D., 33 vjeç dhe M. D., 29 vjeç, pasi kanë goditur me mjete rrethanore shtetasin A. S., 46 vjeç. Në vijim të veprimeve u proceduan në gjendje të lirë A. S., 49 vjeç( vëllai i shtetasit A. S., 46 vjeç), L. M., 24 vjeç, D. D., 26 vjeç dhe E. S., 29 vjeç, pasi janë konfliktuar me parë me 3 shtetasit të lartpërmendur të shpallur nga ana jonë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb