KURBIN

Lokalizohen në Mamurras, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas të shpallur në kërkim, njëri për përndjekjen e një të miture, tjetri për kultivim të lëndëve narkotike.

Njëri prej tyre person me precedent të mëparshëm kriminal, në fushën e vjedhjes me armë dhe të armëmbajtjes pa leje.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Kurbin, si rezultat i veprimeve të koordinuara policore, falë përdorimit të inteligjencës informative dhe shkëmbimit të informacionit me shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e dy shtetasve të kërkuar për veprimtari kriminale në fusha të ndryshme, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e tyre, konkretisht:

– Emiljan Nikolli (Lleshaj), 27 vjeç, banues në Mamurras, i dënuar më parë për vjedhje me armë dhe armëmbajtje pa leje. Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, me vendimin e datës 22.07.2022, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përndjekja”, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase të mitur;

-Agron Dani, 30 vjeç, banues në Krujë. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, me vendimin e datës 27.07.2019, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, pasi dyshohet se ka kultivuar bimë narkotike, në zonën e Krujës.

Të ndaluarit iu dorëzuan shërbimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb