Policia e Tiranës ka proceduar penalisht një shtetas, pasi akuzohet për përndjekjen e një vajze të mitur.

Sipas bluve të kryeqytetit, shtetasi H. D. ka përndjekur një shtetase të mitur dhe ka kryer veprime të turpshme ndaj saj.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin H. D., pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase të mitur dhe ka kryer veprime të turpshme ndaj saj”, thuhet në njoftimin e policisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb