Në një intervistë për gazetarin e News24 Renaldo Salianji, ai u shpreh se çdo qytetar duhet të shfrytëzojë të drejtën për të votuar, ndërsa ka vlerësuar fushatën elektorale si një proces demokratik dhe me shumë pak incidente.
“Ditë feste ku çdo qytetar duhet të shfrytëzojë që t’i japë votën atyre që çojnë vendin para.
Mburrem me procesin dhe mënyrën si ka shkuar prej një muaji. Proces demokratik dhe me shumë pak incidente të vogla. Shqipëria jonë në Kosovë vetëm është emancipuar dhe jemi europianë të vërtetë. Gëzojmë një demokraci dhe liri e të ardhme të mrekullueshme për vendin me miq në të gjithë botën”, tha ai.
Në lidhje me pyetjen e gazetarit se përse nuk ka qenë aq aktiv në fushatë, Rama tha: Kam qenë aktiv, jam edhe kryetar i kryeqytetit, duhet së pari të menaxhojmë kryeqytetin dhe kjo ka qenë arsyeja sepse kemi shumë punë dhe aty ku është dashur ndihma kamë qenë shumë vokal se kush mendoj se duhet të ecë para.
Qeveria e ardhshme duhet të ketë një bashkëpunim të ngushtë me Prishtinën.