Ambasadori i BE, Luigi Soreca ka treguar si po e kalon ai karantinimin prek koronavirusit në Shqipëri. Ai shprehet se është mirë nga ana shëndetësore dhe punon nga shtëpia teksa familjen e ka në Itali po ashtu mirë.

Në këto momente të vështira thotë Soreca po përpiqet të jetë sa më shuëm afër familjes shpirtërisht por duke respektuar edhe me rigorozitet rregullat nga autoritetet.

 

”Jam mirë. Familjen e kam mirë në Itali. Përpiqemi të jemi afër njëri- tjetrit në këto ditë të vështira dhe të respektojmë rregullat. Sa më shumë të respektojmë respektojmë rregullat dhe të qëndrojmë në shtëpi ne mund të frenojmë infektimin. Respektimi i rregullave është i nevojshëm.”- tha Soreca.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb