Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, ka denoncuar gjendjen në të cilët ndodhen rrugët në kryeqytet, sidomos në zonën e Astirit.

Në një status në Facebook, Blushi u shpreh se është dita që qytetarët e Tiranës të votojnë për të ndëshkuar fajtorët e krijimit të një gjendjeje të tillë.

Postimi i plotë:
“Rilindja” përpiqet të mashtrojë popullin me satelitë në hapësirë, ndërkohë që rrugët tek “Astiri” janë si në Mesjetë.
Një katrahurë e vërtetë urbane edhe pse banorët e kësaj lagjeje të kryeqytetit paguajnë rregullisht taksat.
Meqënëse Erion Veliaj udhëton me makinë luksoze, duhet të hyjë me gomar në rrugët e “Astirit” për të kërkuar vota ndonëse pati 8 vite kohë për të ndryshuar këtë realitet, që mediat e blera prej tij nuk e shfaqin.
14 Maji nuk është larg!
Është dita kur banorët e Tiranës do të votojnë për të ndëshkuar Kryemashtruesin dhe Kryehajdutin e kryeqytetit!
Është dita kur do të votojnë për një Tiranë të vërtetë europiane!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: