Kreu i PD, Sali Berisha gjatë një konferencë të zhvilluar për mediat u pyet lidhur me procesin e presidentit të ri, ndërsa theksoi se Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj, po bën një lojë të pisët me kryeministrin Edi Rama.

“Kurrë nuk do të mund të varrosin votat e  40 mijë shqiptarëve të lirë, me asnjë lloj vendimi. Përpjekja për të groposur vullnetin e 40 mijë anëtarëve është e turpshme.”, tha Berisha.

Si do shkoni në zgjedhje kur dy Komisionet menaxhohen nga Alibeaj?

Berisha: Loja e ulët e Ramës me pseudopozitën. Përpjekjet janë keqshfrytëzim i Alibeaj dhe Bardhit për të çimentuar pushtetin e krimit të Ramës. Kjo është një lëvizje, mbaron procesi dhe jemi të gatshëm të mbrojmë parimet që besojmë dhe do ta faktojmë. Loja me pseudo opozitë është makabër, përpjekja për të lënë Shqipërinë pa opozitë e turpshme dhe antidemokratike.

Në orën 20:00 mblidhet Komisioni i Rithemelimit, a do të jenë pjesë deputetëve të Grupit Parlamentar Alizoti dhe Duma?

Berisha: Se cila do të jetë pas mbledhjes të gjitha do të bëhen publike, s’mund ti bëj përpara publike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb