Kryetari i Komisionit të Votimit dhe Numërimit në Shkodër Fatjon Mani dhe anëtari i Kryesisë së PD, Grigels Muçollari, në një deklaratë për mediat janë shprehur se sa i përket procesit zgjedhor të FRPD-së, nuk është bërë asnjë manipulim me votat.

Pas qarkullimit në rrjetet sociale të një materiali audioje që flet për parregullsi në qendrën e votimit në Shkodër, ata i cilësojnë këto si përpjekje për të njollosur procesin zgjedhor te FRPD.

“Unë jam Fatjon Mani, kryetar i Komisionit të Votimit dhe Numërimit në Shkodër. Në lidhje me një material audio që po qarkullon në rrjetet sociale mbi një të ashtuquajtur manipulim të procesit zgjedhor gjatë zgjedhjeve të FRPD, dua të sqarojmë të rinjtë e Forumit dhe opinionin publik si më poshtë:

Në qendrën e votimit në qytetin e Shkodrës, vëzhguesi i një prej kandidatëve në garë, më është ofruar duke më thënë disa fjali të pakuptimta.  Sot në rrjete sociale qarkulloi një regjistrim audio në të cilin dëgjohej dikush që thoshte një emër i cili duhej futur në listë nga fundi.

Pretendimi që shoqëronte audion, ishte se bëhej fjalë për një manipulim në qendrën e votimit në qytetin e Shkodrës. Komisioni vendor i zgjedhjeve ka bërë kqyrjen e kamerave të qendrës së votimit dhe ka pamje të vëzhguesit të njërit prej kandidatëve për kreun e FRPD, që regjistron veten duke folur me mua. Që do të thotë se pamjet filmike të qendrës së votimit dhe zëri në materialin audio i përkasin pikërisht vëzhguesit të njërit prej kandidatëve, të cilit për etikë nuk po ia përmendim emrin. Me sa duket, i njëjti person, e ka shpërndarë audion me pretendimin se po manipluohen votat në Shkodër.

Me përgjegjësi të plotë individuale dhe politike deklaroj se kjo është një përpjekje për të njollosur procesin në qendrën e votimit në Shkodër, ku nuk është bërë absolutisht asnjë përpjekje për të manipuluar votimin. Ne zotërojmë të gjitha pamjet filmike dhe jemi gati t’i vëmë në dispozicion të medias apo të çdo ankimuesi.

Grigels Muçollari, anëtar i Kryesisë së PD.

Siç kam bërë publike edhe në një deklaratë të para dy orëve dua të ritheksoj edhe njëherë thirrjen se procesi i ankimimve është i hapur. Jemi të gatshëm të marrim, në rrugë zyrtare, cdo ankesë për shkelje të pretenduar të procesit zgjedhor, dhe t’i adresojmë në mënyrë transparente dhe të paanshme.

Të gjithë kandidatët që mund të kenë ankimime janë të inkurajuar t’i paraqesin. Brenda dy ditëve pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të FRPDSH ose Sekretarit të Përgjithshëm.

Ju bëj thirrje antarëve të forumit, kandidatëve, komsionerëve dhe vëzhguesve të raportojnë cdo shkelje e cila mund të hedhë dyshime mbi procesin”, deklarojnë ata.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: