I ftuar në News24, në rubrikën ‘Opinion’, ish deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi komentoi edhe vendimin e dhënë dje nga gjykata për dosjen “Babale”, e cila vendosi të dënojë me 1 vit burg ish deputetin Ervin Salianji. Bylykbashi tha se i gjithë procesi ishte një farsë i hartuar me urdhër të kryeministrit Rama, ndërsa theksoi se vendimi është një përpjekje e qeverisë për t’i mbyllur gojën opozitës.

“Është vendimi të goditet opozita, nuk është rast individual. Kishim një aksion politik. PD faktoi se si ish kreu i komisionit të ligjeve, ish ministri i brendshëm, manipuloi procesin e hartimit të kodit penal, dhe me pas doli edhe cështja tjetër, mjaftonte e para për ti ngrënë kokën cdo ministri. Salianji ka vepruar në emër të opozitës. Ndërkohë gjyqtarët e Apelit janë të parët që po iu vjen vala e vetingut, besoni se do ketë shanse që vendimi të jetë përtej dyshimit të ngritur.

Është mënyra e dënimit që ka zgjedhur Rama. Ajo që diskretiton historinë është si po përdoret sistemi i kapur për të dënuar. Goditja është dhënë por ne do të vijojmë misionin tonë pa u tërhequr. Ka një tentativë për t’i mbyllur gojën opozitës përmes dënimeve penale. Para medias, të parët që janë goditur për shpifje janë dy deputetë që u dënuan nga Rama për shpifje. Tani i ka ardhur radha medias, pra, spostohet fokusi që askush të mos flasë. Misioni ynë do të vijojë dhe reagimi do të jetë më i fortë.” u shpreh Bylykbashi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb