TIRANË

‘Fjala e fundit’  e thënë nga Gazetari Sokol Balla, përmbylli emisionin “Real Story”, dedikuar mbrëmë vaksinës antiCovid.

Gazetari Balla apeloi kryeministrin Rama të veprojë, në mënyrë që vaksina anticovid të mbërrijë shpejt edhe në Shqipëri ashtu në Italinë apo Greqinë fqinje e që ‘shqiptarët mos jenë sërish fakirët e kontinentit të fundit në radhë’ – tha ai.

“Do të ishtë tragjike që të humbsnin betejën me Covidin, kur ‘kalorësia’ e vaksinave është kaq pranë nesh’, por nëse ne si vend humbasim betejën me covidin, ju z.Kryeministër mund të humbisni edhe shpresën e fundme për një mandat të tretë. Ky është sërish momenti juaj kritik politik personal” vijoi Balla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb