Faleminderit Zoti President, Po vrisja mendjen kur ishim ulur rreth tryezës të hënën për të diskutuar mbi programin se pse ju këmbëngulnit kaq shumë për të pasur këtë debat për UNMIK.

Pasi dëgjimit të 46 minutave plot deklarata të përsëritura, mendoj se kemi gjetur një zgjidhje shumë të mirë për të ulur numrin e diskutimeve mbi këtë çështje. Do të pajtohesha me gjithçka që tha kolegu im britanik për sa i përket zhvillimit në vend dhe do të përsërisja vetëm që Kosova ka bërë progres gjgant që nga viti 2008. Për sa i përket dialogut midis Kosovës e Serbisë, tani kemi dialogun e Bashkimit Evropian në Bruksel, ndonëse nuk ka pasur progresin që duam. Por e kemi atë, ndaj nuk e shoh vërtet rëndësinë e këtyre disktuimeve këtu, edhe duke marrë në konsideratë vetëm UNMIK-un. Dua të falënderoj zotin Tanin për punën që ka bërë dhe skuadrën e tij për raportin.

E dëgjova me shumë vëmendje atë që tha. Fatkeqësisht ai deklaroi edhe se ka shumë kontradikta dhe shumë gjëra për t’u përmirësuar. Ai vuri në dukje punën që po bëjnë dhe ne i përkrahim plotësisht kontaktet një për një me njerëzit, atë që është bërë për kontaktet dhe shkëmbimet me rininë, pjesëmarrjen e grave dhe fuqizimin e grave drejtuese. E gjitha kjo është e rëndësishme.

Ne mendojmë se kho është diçka që mund të kryhet ose nga vetë institucionet kosovare ose nga organizatat ndërkombëtare. Kështu që, për mendimin tonë, është koha për vlerësim strategjik të UNMIK-ut dhe ne duhet ta vëmë misionin në linjë me gjendjen në terren. Siç thashë, shumë nga detyrat, të gjitha detyrat, mund t’i bëjnë vetë. Do të doja të theksoja një pikë të raportit të Sekretarit të Përgjithshëm të cilën e shohim si shumë të rëndësishme: Kosova ka bërë përparim dëmethënës në njohjen e të mbijetuarave të dhunës seksuale të lidhur me konfliktin.

Ne e mirëpresim përqasjen e përqendruar te të mbijetuarat si një shembull pozitiv për për t’u ndjekur nga të tjerët në rajon e më gjerë. Mendoj se është shumë e rëndësishme që të shohim viktimat e dhunës – që ne të shohim gratë. Kur sheh konfliktet e tjera që kemi në axhendë, nga Sudani i Jugut në Mianmar e në Republikën Demokratike të Kongos, gjithmonë shohim se gratë janë viktimat dhe ne duhet të kujdesemi për këto viktima. Nesër do të ketë një takim të Arrias në Gjermani ku do të përqendrohemi sërish në këtë çështje dhe në çështjen shumë të rëndësishme të përgjegjësisë. Më lejoni të flas shkurtimishi për dialogun e normalizimit. Ne mendojmë se – siç e thanë edhe parafolësit – perspektiva evropiane është shumë e rëndësishme.

Edhe Përfaqësuesi Special Tanin tha se perspektiva evropiane është shumë e rëndësisshme. Ajo çka nuk kuptoj – me çështjet e prolemet që kemi diskutuar – është se si janë këtë konform perspektivës evropiane. Kështu që pikë së pari, për sa i përket qeverisë tonë kosovare, ne presim me padurim që ju të bëheni anëtarë të Bashkimit Evropian, një hapësirë pa tarifa apo barriera tregtare. Vendosja pastaj e tarifave mbi produktet nga Serbia e Bosnjë Hercegovina është kundër perspektivës evropiane dhe ju bëj thirrje që t’i hiqni urgjentisht. Njëherazi, për sa i përket Serbisë, ka një iniciativë shumë të mirë nga presidenti i Serbisë për të pasur një zonë të lirë tregtie në Ballkan. Moslejimi i produkteve kosovare në Serbi është faktikisht në kundërshtim me këtë iniciativë serbe. Për sa u përket iniciativave serbe, Ivica Daçiç në ndërhyrjen e tij përmendi se ka pasur 13 tërheqje të njohjes dhe nga raportet unë e di që Ivica Daçiç personalisht udhëtoi në disa prej këtyre vendeve. Pa dyshim që mund të kenë qenë udhëtime të bukura, në Karaibe, në ishujt e Paqësorit e kështu me radhë, por unë nuk e kuptoj logjikën e tyre. Shpallja e Pavarësisë është njohur nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë për qenien në përputhje me ligjet ndërkombëtare. Kështu që kemi një Kosovë të pavarur. E vetmja mënyrë që Serbia të hyjë në BE është me dialogun e suksesshëm të normalizimit, me njohjen e Kosovës. Me udhëtimet rrotull botës e përpjekjet që vendet e tjera të anulojnë njohjen e Kosovës i shtie vetes në këmbë. Ende nuk e kuptoj logjikën e gjithë kësaj sepse gjithmonë kam besuar që Serbia dëshironte vërtet të hynte në Bashkimin Evropian.

Dhe si një pikët e fundit për këtë: Ju të gjithë përmendët dialogun apo marrëveshjen e Brukselit. Asgjë në marrëveshjen e Brukselit nuk flet për korrigjim kufijsh, ndryshim vijash kufitare apo shkëmbim territoresh. Deklaroj në emër të Gjermanisë se ne nuk mendojmë që këto ide që kanë pluskuar rreth e rrotull do të kontribuojnë në gjetjen e një zgjidhjeje. Ne besojmë se këto përpjekje janë në të vërtetë të rrezikshme për rajonin dhe do ta destabilizojnë të gjithë rajonin.

*Christoph Heusgen është Ambasadori Gjermanisë në Këshillin e Sigurisë në OK

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb