Një aksident i rëndë, me pasojë vdekjen e një 49-vjeçari, ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës.

Pak orë pas aksident, policia ka arrestuar autoren e aksidentit, 30-vjeçaren K. D., e cila e ka përplasur 49-vjeçarin që po lëvizte me biçikletë.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasen K.D., 30 vjeçe.

Kjo shtetase më datë 16.06.2020, rreth orës 07:20, në autostradën Tiranë – Durrës, ka aksidentuar biçiklistin shtetasin B.K., 49 vjeç, banues në Sukth, i cili pasi u dërgua në spital për ndihmë mjeksore ka ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb