Të paktën 16 persona kanë humbur jetën gjatë përplasjes mes dy autobusëve në Nigeri.

Ngjarja është shënuar në rajonin Moro, të provincës Kwara, ndërsa të paktën 11 persona të tjerë janë plagosur dhe janë dërguar në gjendje të rëndë në spital.

Autoritetet ende janë duke hetuar shkaqet e aksidentit.

Megjithatë, vlen të theksohet se aksidentet automobilistike janë të shumta në Nigeri, e shkak për këtë është infrastruktura e dobët rrugore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb