Një aksident rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Sarandë, me pasojë plagosjen e pesë personave.

Policia njofton se dy makina të tipit “Benz Mercedes” janë përplasur në vendin e quajtur “Ura e Gajdarit” Finiq, duke lënë të plagosur dy drejtuesit e mjeteve dhe tre persona të tjerë, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Informacion paraprak:

Rreth orës 04:25, në vendin e quajtur “Ura e Gajdarit” Finiq janë përplasur dy automjete të tipit Benz Mercedes në pronësi të shtetasve E.V dhe P.D.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe tre pasagjerë (në total 5 shtetas), të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën. Po punohet për sqarimin dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: