KORÇË – Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Korçë-Pogradec.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Bulgarec. Si pasojë e aksidentit ku janë përfshirë 2 automjete, rezultojnë të plagosur 4 persona.

Ende nuk bëhet e ditur gjëndja e tyre shëndetësore, ndërkohë që ambulanca dhe forcat e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për zbardhjen e aksidentit.

Shkak kryesor i përplasjes së dy automjeteve besohet të ketë qenë parakalimi i gabuar i njërës prej makinave.

Njoftimi i policise

Korçë
Informacion paraprak.

Më datë 26.10.2017, jemi njoftuar se në afërsi të fshatit Bulgarec, ka ndodhur një aksident ku mjeti tip “Volkswagen” me targa KO3267P është përplasur me mjetin tip “Jeep Novara” me targa AA260RK.

Për pasojë janë aksidentuar 4 shtetasit :
-Xhesi Dervishi

, 32 vjeç, banues në Biranj.
-D.E, banues në Tiranë.
-F.E, banuese në Tiranë 70 vjeçe.
-S.E, 19 vjeç, banues në Tiranë, (tre të fundit anëtarë të një familje) të cilët u transportuan në Spitalin e Korçës, ku ndodhen nën kujdesin e intensiv të mjekëve.

Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb