Një aksident rrugor është shënuar këtë mesditë në aksin segmentin Qafë Thanë-Pogradec.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për “BalkanWeb” se aksidenti ka ndodhur në afërsi të Gurit të Kuq, në të cilin janë përfshirë tre automjete dhe një autobus i linjës Shqipëri-Greqi.

Gazetarja Kodra sjell pamje nga vendngjarja, që tregojnë dëmtimet që kanë pësuar mjetet. Nga përplasja e mjeteve është dëmtuar lehtë një fëmijë.

Sipas Policisë Rrugore, përplasja e tre mjeteve me mjetin e parë ka ardhur për shkak të mos ruajtjes së distancave të tyre përgjatë lëvizjes në aksin rrugor Qafe Thanë-Pogradec. Për pasojë, përplasja e mjeteve ka qenë e pamundur për t’u shmangur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: