TIRANË- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë Stacionit të Trenit në kryeqytet. Mësohet se 3 automjete janë përfshirë në aksident, e për pasojë janë plagosur 2 persona. Fatmirësisht të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka kryer të gjithë veprimet hetimore, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin është bërë lagështia në rrugë. (m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb