Një anije në Bangladesh, që mbante rreth 50 pasagjerë, është përplasur me një anije mallrash, e si pasojë është fundosur në thellësinë e lumit Shitalakhysa, në jug të kryeqytetit Dhaka, duke lënë të vdekur të paktën 26 persona dhe disa të tjerë të zhdukur.

21 trupa të pajetë janë gjetur mëngjesin e së hënës, thanë zyrtarët.

“Shumica e trupave u gjetën brenda anijes së mbytur, por ende janë të zhdukur dhjetëra persona”, tha Mustain Billah, një zyrtar i vendit.

Policia dhe zyrtarët thanë se disa prej udhëtarëve kanë mundur të notonin deri në breg, duke shpëtuar. Ndërsa dhjetëra të afërm janë mbledhur në bregun e lumit për të kërkuar të dashurit e tyre.

Sipas mediave, anija ishte e mbushur me njerëz që tentonin të largoheshin nga qyteti, pasi vendi njoftoi bllokim mbarëkombëtar një javor, për të minimizuar përhapjen e COVID-19.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: