KOSOVË

Dy makinë janë përplasur në aksin rrugor Prishtinë- Podujevë dhe si pasojë tre persona kanë mbetur të plagosur. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 07:00 në rrugën Prishtinë-Podujevë saktësisht në fshatin Lebanë ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve”, tha Ahmeti.

Të plagosurit janë dërguar në spital dhe  ndodhen nën kujdesin intensiv nga bluzat e bardha. Grupi hetimoir ka shkuar menjhëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rastit.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb