TIRANA

Një aksident ka ndodhur në kryqëzimin e Fushë-Prezës në Tiranë. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën teksa një 35-vjeçare është lënduar dhe është dërguar në spital.

Nga ana tjetër 10 minuta më vonë një mjet është djegur tek Ura e Peshkatarit. Drejtuesi i mjetit i ka shpëtuar flakëve teksa nga ngjarja ka vetëm dëme materiale.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Tiranë/Informacione paraprake

Më datë 16.05.2021, ora 19:30, në kryqëzimin e Fushë- Prezës, janë përplasur dy automjete. Si pasojë është dëmtuar shtetasja E. K., 35 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Më datë 16.05.2021, rreth orës 19:40, tek Ura e Peshkatarit, ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtues E. Sh., 50 vjeç, ku ka vetëm dëme materiale.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb